Jep detaje policia e Kosovës, thonë se deputeti u kap duke gjuajtur me armë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës për armë mbajtje pa leje dhe gjuajte me armë.

Bashkë me një person tjetër, i cili e ka pranuar se arma ka qenë e tij, janë shoqëruar në polici për intervistim.

Këtë e ka konfrimuar drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Aliu.

“Nuk është arrestuar. Sot gjatë ditës, në orët e pasditës patrollat tona gjatë kontrollimit në një fshat të Prizrenit, kanë dëgju të shtëna me armë zjarri dhe patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty ka taku dy persona, deputetin dhe një djalë aty të fshatit, kanë pasë një armë gjysmë automatike në dorë që dyshojmë se e kanë përdorë aty. Policia e ka konfisku armën, i ka marrë dy persona, i ka dërgu në stacion, janë intervistu, arma është konfiskuar me 16 fishekë. Është njoftu prokurori, është kry bastitsje në shtëpinë e djalit që ka qenë me deputetin, i cili ka pranuar se arma është e tij. Është kry bastisja, nuk është gjetë dicka tjetër, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në mënyrë të rregullt. Nuk është i ndaluar asnjëri prej të dyshimtëve të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës”, ka thënë Aliu për GazetaBlic.

“Nesër dorëzojmë kallëzimin penal dhe prokuroria në Prizren e procedon rastin tutje”, shtoi ai.

Të ngjashme