Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Në letrën e dorëheqjes së tij (drejtuar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa), ai falënderon bashkëpunëtorët, ndërkaq shprehet krenar që ka kontribuuar në çështjet e sigurisë së Kosovës. Por, nuk cek arsyet e dorëheqjes.
Jo zyrtarisht nga burime brenda kësaj agjencie, merret vesh se arsyeja e dorëheqjes së Agron Selimajt nga kreu i AKI-së, ka të bëjë me mungesën e informacioneve për ngjarjet në veri të Mitrovicës dhe mos paralajmërimi i Qeverisë dhe Presidencës.
Ai ka dhënë dorëheqje sot gjatë ditës. Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015.