Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kërkesën për lirimin e detyrës, duke i ofruar zyrtarisht dorëheqjen, që i është drejtuar para disa ditësh dhe i ka ofruar dorëheqjen zyrtarisht.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, për AA konfirmoi se kreu i agjencisë së intelegjencës e ka dorëzuar dorëheqjen te zyra e kryeministrit Haradinaj.
”Driton Gashi e ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij”, tha ajo.
Kujtojmë se më datë 29 mars Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.
MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.
Pas këtij rasti Haradinaj kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga detyra të Gashit dhe Sefajt, Haradinaj ishte shprehur se, “Dy vartësit e mi të parë, që i detyrohen komunikimit me mua, në këtë rast drejtori i AKI-t dhe ministri i Punëve të Brendshme, ata e kanë humbur besimin tim, për shkak se nuk më kanë besuar mua ose për një arsye të caktuar se kanë besuar të më informojnë mua për këtë që ka ndodhur. Për këtë arsye edhe kam kërkuar lirimin e tyre”.