Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka dorëzuar dorëheqjen, duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja parlamentare, pas krizës që ishte shkaktuar në Armeni si pasojë e luftës me Azerbajxhanin në Nagorno-Karabakh, raportojnë mediumet e huaja.
“Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, unë sot kam dhënë ndorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor”, ka shkruar Pashinyan në Facebook.
Pashinyan do të ushtrojë detyrën e kryeministrit deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka thënë se planifikon të garojë në zgjedhje.