Ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive të INFRAKOS-it, Arjeta Fejza.
Në e-mailin njoftues të siguruar nga Shqip.com, thuhet se vendimi i Fejzës është për shkak të mospërputhjes së qëndrimeve me Bordin e drejtorëve të INFRAKOS-it.
“Vendimi im është i parevokueshëm, për shkak të qasjes së ndryshme që kam me bordin e drejtorëve ndaj sfidave që presin INFRAKOS-in”, shkruhet në e-mailin njoftues.
Për Shqip.com, ka folur edhe Fejza e cila e ka konfirmuar dorëheqjen, por për detaje konkrete nuk ka pranuar të flas.
“Arsyen e dorëheqjes e kam bërë të qartë e kam thënë atë që duhet. Njëherë për njëherë jam në një fazë që nuk kam mundësi me u prononcu sepse nuk jam e gatshme”.
Tutje, ajo tha se kurdo që do të ketë mundësi të prononcohet për rrethanat e ngjarjes do ta bëjë.
Përveç anëtarëve të bordit, njoftim për largim ajo ja ka dërguar edhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Pozitën e u.d së kryeshefës ekzekutive të INFRAKOS-it e ka marrë në qershor të vitit 2021 kur ishte shkarkuar shefi ekzekutiv Hysen Nikçi.
Së fundi, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Projekt-Idesë për lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Në këtë projekt të zhvilluar nga marrëveshja e arritur në mes dy qeverive shqiptare, grupet punuese kanë filluar punën.