Njeriu kryesor për marrëdhënie me media i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Dubk, ka dhënë dorëheqje nga detyra, bënë të ditur “ The Independent”.
Sipas këtij mediumi, shefi i marrëdhënieve me publikun i presidentit Trump më herët e ka ofruar dorëheqjen, por ka pranuar të qëndroj në detyrë derisa presidenti amerikan të kthehet nga vizita jashtë shtetit.
Megjithatë, nuk është e qartë se pse “spin doktori” i presidentit Trump ka dhënë dorëheqje, vetëm tre muaj pasi që ka ardhë në këtë funksion.