Ka dhënë dorëheqje trajneri i skuadrës ‘Liria’ Samuel Nika.
Skuadra e Lirisë ka mbetur pa trajner. Lajmi është konfirmuar nga vet tekniku shkodran, Samuel Nikaj në rrjetet sociale.
“Pas përfundimit te xhirove te para, me 7 fitore 4 barazime, dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pike, qe për pritshmëri e mija janë shume pak marr krejt përgjegjësit dhe dorehiqem, duke e lëne klubin ende ne lufte për vendin e pare, pasi qe janë vetëm 1 pike larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj te kaluar tek Liria (një klub i madh) te gjithë bashkepuntort, qe nga kryetari , drejtori, stafi i jem i ngushte dhe ekonomat dhe ju uroj suksese ne vazhdim…”, ka shkruar Nikaj.