Ushtruesja detyrës së drejtoreshës se përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin e bën të ditur vetë RTK-ja.
Dorëheqja e saj do të jetë efektive nga data 30 korrik, derisa ka bërë të ditur se më vonë do të flas edhe për arsyet e dorëheqjes.
Por është e qartë se ajo lidhet me skandalin e publikimit të lajmit të ndërtuar në burime anonime nga një medie e Bosnjës, e cila i sulmon dy medie kosovare si të paguara nga Serbia.
Më herët, gjatë ditës ka dhënë dorëheqje edhe redaktori përgjegjës i edicionit të lajmeve ku është dhënë lajmi.
Musliu, në një sqarim në Facebook, ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë se lajmi nuk i plotëson kriteret për t’u transmetuar, por ka pasur presion nga u.d. kryeredaktorja dhe drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili siç dihet është aktivist i Vetëvendosjes.