Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përfunduar raundi i katërt i garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.
I pari vazhdon të jetë Antoni Guterres që mori 12 vota pro, dy kundër dhe një abstenim, i dyti është Miroslav Lajçak me 10 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, kurse i treti është serbi Vuk Jeremiq, që ka marrë 9 vota pro, katër kundër dhe dy abstenime.
Për dallim nga raundi i kaluar, Jeremiq ka marrë dy vota më shumë pro.
Kandidimi i Jeremiq për këtë post ka ngritur reagime në vendet ku Serbia ka bërë krime, siç është Kosova, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.