Jerry Seinfeld po akuzohet nga kompania Fica Frio Limited nën dyshimin se ua ka shitur një Porsche 1958 që doli të jetë falso.
Komediani shiti makinën në ankand për 1.54 milion dollarë në mars të vitit 2016.
Pasi kompania zbuloi se makina dyshohej të ishte falso, Seinfeld thuhet se kërkoi falje dhe premtoi një rimbursim të plotë.
Avokati i Seinfeld tha: “Ai ka kërkuar nga Fica Frio dëshmi për t’i vërtetuar akuzat. Fica Frio e injoroi komedianin dhe vendoi të bënte padi të paarsyeshme”.