Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ndau me fansat një moment tragjik, kur ajo u tregoi atyre një të vërtet rreth jetës së saj private.
Të hënën në mbrëmje, Jessie J performoi në skenën e ‘The Royal Albert Hall’ dhe në një moment vendosi të ndajë me tifozët e saj lajmin e trishtuar, të cilin e kishte marrë vesh katër vjet më parë.
Para se të këndonte këngën “Four Letter Word”, Jessie J u shpreh për audiencën: “Katër vjet më parë, mua mu dha lajmi se nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë, dhe unë këtë nuk e ndava menjëherë me ju, për shkak se më vinte keq, sepse unë jam vetëm një nga miliona femra dhe meshkuj që kalojnë nëpër këtë gjendje”, tha ajo.
“Kjo nuk është diçka që na përcakton, por kam shkruar këtë këngë për veten time në momentin e pikëllimit dhe dhimbjes, për të kërkuar veten dhe për t’i dhënë vetes gëzim në mënyrë që njerëzit e tjerë të jenë në gjendje ta dëgjojnë këtë këngë, në një kohë kur për ta është shumë e vështirë”, tha tutje këngëtarja.
“Nëse e keni përjetuar ndonjëherë diçka si kjo apo dini dikush që është duke kaluar nëpër këtë, apo ka humbur një fëmijë, dijeni se ju nuk jeni vetëm në pikëllimin tuaj. Mendoj si të gjithë ju, përderisa unë jam duke kënduar këtë këngë”, përfundoi emocionalisht Jessie J.
Jessie J është e lidhur me aktorin Channing Tatum, i cili u divorcua gjashtë vjet më parë nga ish-gruaja e tij, Jenna Devan.