Asnjëherë të pandashme, por gjithnjë e më shumë të bashkuara, kështu duke zënë vend të pakrahasueshëm tek audienca.
Motrat Mustafa, tashmë kanë mbrapa vetes një bagazh mjaft të madh në karrierë, e përkunder viteve në skenë, po i qëndrojnë mjaft mirë kohës, kështu duke lënë shenja çdo herë e më shumë në zemrat e publikut, shkruan Kosovarja.
Për shumë vite i pamë vetëm Safeten dhe Sadeten në skenë, po sikur ranë nga qielli edhe 4 motrat e tjera, dhe bashkuan forcat per duete për vite me rrallë, dhe sot i shohim kudo si në ekran, mbrëmje, ahengje, e besa edhe në përditshmëri që pa pikë hezitimi shfaqen në krahët e njëra tjetrës.
Së fundi u shfaqën të renditura sikur ushtarët por të ëmbla si gjithmonë, e që padyshim pamjen ia kompletonin edhe fëmijët e tyre, familja e të cilave është zgjeruar fort mirë. /Kosovaja/