Jeta luksoze që bën vajza “sekrete” e Putinit

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin është vënë sërish nën qendër të polemikave për shkak të jetës luksoze të Luiza Rozova, e cila nga shumë dyshohet të jetë vajza e tij sekrete, e lindur 17 vjet më parë nga marrëdhënia me ish-pastruesen Svetlana Krivonogikh.

Vajza përfundoi në qendër të polemikave në lidhje me fotot që poston në rrjetet sociale ku shfaqet me rroba të markave më të famshme në botë, në udhëtime dhe duke qënduar në hotelet më luksoze.

Sipas britanikes The Sun, hapja e faqes në Instagram të vajzës do të linte këshilltarët e Putinit të tronditur, të cilët tashmë janë duke luftuar me hetimin e pretenduar për “pallatin sekret të Carit”: një rezidencë princërore me 7,800 hektarë park në brigjet e Detit të Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme