Në një ditë të ftohtë të dimrit në shkurt, banorët e një blloku apartamenti në qytetin e Kupës së Botës, Yekaterinburg u shkëputën prerazi nga qasja e tyre në rrugën kryesore, nga oborri dhe po ashtu nga hapësira e parkingut.
Një rrethojë e metaltë e sigurisë tash ndante ata nga stadiumi i futbollit që do të organizojë katër ndeshje gjatë Kupës së Botës, shkruan Koha Ditore.
Barriera e lartë tri metra, që monitorohet nga kamerat, është shtrirë përgjatë disa blloqeve të apartamenteve dhe do të qëndrojë atje deri në gusht, ndonëse Botërori përfundon më 15 korrik.
Policia ka paralajmëruar banorët që të mos përdorin ballkonet e tyre, të hapin dritaret apo të qëndrojnë në afërsi të dritareve gjatë ndeshjeve, pasi mund të qëllohen nga snajperistët që do të mundë të përzienin ata me ndonjë sulmues të mundshëm…