Është një nga ato këngëtaret e rradha që krijon atmosferë të papërshkruar ngado që është prezente.
Karriera e Edona Lalloshit, po vazhdon të shtrihet ndër vite, duke bërë që doza e suksesit të rritet çdo herë e më shumë, shkruan Kosovarja.
Edhe pse e angazhuar tej mase në muzikë, kjo nuk po e pengon që familjen dhe jetën private ta zhvillojë siç është më së miri.
Së fundmi, ka publikuar disa video të vajzës së saj Doës, tek sa shihej duke vallëzuar.
Ajo erdhi porsi një zanë përrallash, e që ambienti luksoz i shtëpisë së saj ishte vërtetë për lakmi.