Jetësohet kredia e BB-së, 14.3 milionë € për investime kapitale dhe reforma në MTI

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 10:20 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për
Kosovë Marko Mantovanelli dhe zëvendësin e tij Diego Martin.

Ministri Hasani u dakordua më Mantovanellin që të nisë jetësimi i projekt-kredisë me Bankën
Botërore “Rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport”.

Kjo kredi kap vlerën e 14.3 milionë euro, që do të financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për
Zhvillim (IDA), e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevoja të mëdha për
zhvillim.

Kredia e Bankës Botërore do t’i prekë tri komponentë kryesore: Investime kapitale në laboratorët
teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë, Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grande
mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.

Ministri Hasani informoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Mantovanelli , se si do të jetësohet
kredia dhe i siguroi se do të ketë transparencë të plotë të procesit.

“Do të më keni mbështetje të plotë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë ose neglizhencë në
implementimin e projektit. Po ashtu procesi do të jetë shumë transparent dhe llogaridhënës”, tha
Hasani.

Ministri Hasani dhe Mantovanelli diskutuan për reformat gjithëpërfshirëse të sistemit të
inspektimeve, që u konsiderua si projekt shumë i rëndësishëm.

Po ashtu u shpalosën objektivat që i ka ministria, që nëpërmes kredisë 14.3 milionë euro, të ketë
veprime konkrete në përmirësimin e tri fushave, ku edhe është parapa që kredia të implementohet.
Mantovanelli tha se është koha kur mund të nisë implementimi i kredisë, që sipas tij, MTI-ja ka
punuar shumë që t’i zë të gjitha afatet e përcaktuara.

“Është koha kur ne mund të fillojmë implementimin e kredisë. Shpresojmë se do ta kalojmë këtë
objektiv”, tha Mantovanelli.

Kredia do t’i ndihmojë Agjencisë Kosovare të Metrologjisë, Agjencisë së Standardizimit, dhe
Drejtorinë e Akreditimit për t’u kualifikuar për të nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin
Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim-Akreditim të
Laboratorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme