Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Komunën e Suharekës për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, falënderoj Halil Kastratin dhe gjithë donatorët që i ndihmuan familjet që kanë nevojë.
“Sot po nënshkruajmë një marrëveshje 600 mijë eurosh për ndërtimin e shtëpive në komunën e Suharekës. ky është një lajm i mire. është një bashkëfinancim. Kjo do të ndihmojë në standardin e familjeve”.
Halil Kastrati falënderoj kryetarin për bashkëpunimin duke shtuar se do të vazhdojnë të ndihmojnë familjet që kanë nevojë.
“Është kënaqësi, këto aktiviteti i kemi të përditshme. Por është mirë kur bashkëngjiten biznesmen të ndryshëm. Cima sh.p.k dhe Janë donator te rregullt të ‘Jetimave të Ballkanit'”, tha ai.
Biznesmeni shqiptar në Zvicër, Xhavit Krasniqi tha se ndihet mirënjohës për këtë ndihmesë.
“Është kënaqësi që jam në mesin e juaj. Që punoj me shoqatën dhe shpresoj që nuk do të jetë as i fundit e as i pari”, u shpreh ai.
Pronari i kompanisë “Cima Contruction” Arsim Kabashi kërkoi që edhe bizneset e tjera të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë.
“Ndihem i lumtur që po ndihmojë komunën. uroj të veprojmë edhe me tutje, lus edhe të tjerët të na ndihmojë e mos të lejojmë bredhjen e njerëzve nëpër rrugë”.
Mes tjerash donatorët njoftuan se shtëpia e parë për personin me Down Sindromë i njohur si “Koba”, raporton EO.
90 mijë euro janë financim nga komuna, 60 mijë euro nga “Cima” sh.p.k dhe 60 mijë euro nga mërgimtari, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.