“Jetimat e Ballkanit” dhurojnë 100 pako ushqimore e higjienike për nevojtarët në Ferizaj

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë dhuruar 100 pako ushqimore e higjienike për qytetarët në nevojë nga Komuna e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur, kreu i kësaj komune, Agim Aliu, i cili ka falënderuar humanistin Halil Kastratin.

“Shembuj si humanisti Halil Kastrati që dëgjoi çdo zë nevojtari qofshin të shumtë mes nesh. Sot pranuam 100 pako ushqimore e higjienike nga “Jetimat e Ballkanit”, për skamnorët e Ferizajt, për të vijuar pas pandemisë me ndërtimin e dhjetëra shtëpive për më nevojtarët. Bashkë, do t’i përgjigjemi çdo zë nevoje, për t’i dhënë dorën e mirëqenies”, ka shkruar Aliu.

https://www.facebook.com/360170287367763/posts/3186630154721748/?d=n

Të ngjashme