Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, të enjten me rastin e festës së Kurban Bajramit, kanë dhuruar 200 pako me mish për familjet ne nevojë te Komunës së Drenasit.
Me rastin e shpërndarjes së ndihmave, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit”, veçanërisht hoxhën z. Halil Kastrati për ndihmën e dhënë për këto familje.
“I jemi mirënjohës hoxhës së nderuar, Halil Kastratit i cili po benë një punë të madhe për t’i dalë ne ndihmë familjeve ne nevojë dhe falënderojmë qe ne vazhdimësi po vazhdon me aktivitetin e tij humanitar”, ka thënë kryetari Lladrovci i cili edhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës dhe ka bërë shpërndarjen e ndihmave.
Nga kjo ndihmë, kanë përfituar 50 persona nga Handikos-i, dhe të tjerat familje qe janë me asistencë sociale të evidentuar ne Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe ne Qendrën për Punë Sociale.