Peniani pretendon se fëmijët jetimë të dërguar nëpër miniera po bëjnë punë vullnetare.
Media shtetërore e Koresë së Veriut pretendon se këta të mitur janë shprehur vetë të gatshëm të punojnë në fermat dhe minierat shtetërore.
Agjencia e lajmeve KCNA tha se qindra fëmijë “me vetëdije dhe kurajo, në kulmin e rinisë së tyre”, kanë vendosur të kryejnë punë për shtetin.
Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura, por fotot treguan se një pjesë janë adoleshentë. Grupet për të drejta të njeriut e kanë akuzuar prej një kohe të gjatë vendin komunist se i detyron fëmijët të punojnë, ç’ka është mohuar gjithmonë nga autoritetet shtetërore.
Shkurtin e këtij viti, BBC raportoi rreth pretendimeve se disa gjenerata të burgosurish koreano-jugorë të luftës janë kthyer praktikisht në skllevër pune në minierat e qymyrgurit në Korenë Veriore, në mënyrë që regjimi të sigurojë para për programin e tij të armëve. Në muajin prill, lideri verikorean Kim Jong-un i paralajmëroi shtetasit e tij të përgatiten për kohë të vështira.
Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndalur kështu edhe tregtinë me Kinën.