Ish futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli ka pasur sot një paraqitje të mirë te skuadra Yeni Malatyaspor e cila edhe u konkretizua me gol.
Futbollisti shqiptar i cili këtë stinor u transferua në kampionatin turk nga Superliga e Kosovës u paraqit në ndeshjen për Kupën e Turqisë kundër Hopaspor të cilën Malatyaspor e fitoi me rezultat 2-0.
Sulmuesi anësor shënoi në minutën e 79-të për ta vulosur epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Ai u gjend përballë portierit dhe me gjakftohtësi gjeti rrjetën.
Topalli nuk ka pasur edhe aq minuta në Superligën e Turqisë, por me paraqitjen e sotme në Kupë ka fituar vëmendje më të madhe në klub.
Ai këtë verë la Ballkanin për tu bashkuar me klubin turk.