Jeton Mushkolaj: Kur Regjioni i Vokshit ngritet në këmbë – fitorja e ndryshimi janë punë e kryer

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune të Deçanit, Jeton Mushkolaj ka qenë i pranishëm në tubimin e mbajtur në Regjionin e Vokshit.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Regjioni i Vokshit po e vulos përcaktimin për ndryshimin.

“Kur Regjioni i Vokshit ngritet në kambë – fitorja e ndryshimi janë punë e kryer.

Vullnetin për ndryshim sonte e gjetëm në mesin e njerëzve të mirë, punëtorë, ushtarë të lirisë, intelektual e profesionist të cilët të gjithë bashkë dhanë besën e fitores.

Fitorja jonë është fitore e të gjithëve, prandaj Regjioni i Vokshit po e vulos përcaktimin për ndryshimin, me LDK në shërbim të gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme