Jevtiq: Asociacioni për serbët e Kosovës është çështje jetike, imagjinoni potencialin e Brezovicës

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, është shprehur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është çështje jetike për serbët e Kosovës, duke shtuar se një pjesë e opozitës në Beograd po përdor të njëjtat argumente si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Jevtiq u shpreh se Kurti po thotë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca të veçanta. Sipas tij një gjë e tillë është e papranueshme.

“Kushdo që ka diçka kundër kësaj (Asociacionit) ka diçka kundër jetës së serbëve në këto zona.” – tha ai.

Ai po ashtu u shpreh se një pjesë e opozitës serbe nuk po e sulmonte marrëveshjen dhe dialogun me Kosovën por presidentin Vuçiq.

“Imagjinoni sikur Prishtina me një vendim tjetër të njëanshëm të shfuqizojë, ta zëmë, transaksionet e pagesave që parashihen me Asociacion nga Serbia dhe kjo është me rëndësi jetike për ne… Potencialet që sot nuk mund t’i shfrytëzojmë siç është edhe qendra e skijimit në Brezovicë”­, tha Jevtiq për Tanjug.

Të ngjashme