Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq tha sot në Grackë të Vjetër të Lipjanit se me partnerët e koalicionit, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar janë duke diskutuar për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
“Ne këto ditë jemi duke diskutuar për mundësinë e riaktivizimit ose ngrirjes së funksioneve tona, ne flasim për çështje të rëndësishme si Asociacionin e Komunave Serbe dhe tema të tjera që janë prioritet për ne”, – ka thënë Jevtiq.