Në një situatë ku në disa pjesë të Kosovës nuk ka shanse për kthimin e serbëve, projekti “Lugina e Diellit” krijon mundësinë që ata të jenë në Kosovë.
Kësisoj ka deklaruar zyrtari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq dhe theksoi se Serbia nuk heq dorë nga kjo dhe ndihma saj në siç e quajti ai “provincën jugore” është konstante.
Një sesion i përbashkët i Qeverisë dhe përfaqësuesve të serbëve po mbahet sot në Beograd, ku do të miratohet një paketë gjithëpërfshirëse e ndihmës dhe mbështetjes për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor në vitin 2016 kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e rreth 300 shtëpive në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan, me arsyetimin se nuk kishin plotësuar kushtet ligjore.