Jevtiq në protestë: Të ndalet dhuna institucionale sa më shpejt që është e mundur

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jetviq, ka thënë se protestat e organizuara sot nga serbët janë thirrje për mbrojtje institucionale nga Bashkësia Evropiane.

Gjatë fjalimit të tij në portestën në Graçanicë, Jevtiq tha se po protestojnë pa asnjë incident.

 “Përmes kësaj proteste të qetë, përmes kësaj heshtjeje, po protestojmë pa asnjë incident. Po japim porosi të qartë se duam të luftojmë me mjete demokratike dhe se është përgjegjësi e të gjithëve, si atyre që mbajnë qeverinë në Prishtinë ashtu edhe e bashkësisë ndërkombëtare, nga të cilët kërkojmë mbrojtje, mbrojtje institucionale”, ka thënë ai.

Sipas Jevtiq, suspendimi i kryetares së Gjykatës në Mitrovicë është dhunë institucionale.

“Vendimi për ta pamundësuar votimin e serbëve dhe suspendimi i kryetares së gjykatës në Mitrovicë Liljana Stefanovic është edhe një dëshmi shtesë e planit të qartë të qeverisë së Kosovës. Me këtë protestë kërkojmë që të ndalet dhuna institucionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Në ditët e ardhshme do të kemi konsultime me Vuçiqin dhe të marrim vendime”, tha ai.

Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë protestuar në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata që jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, janë mbledhur në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten.

Vendet e Quint-it dhe BE-së, po ashtu kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga secila retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme