Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka raportuar në komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, raporton Ekonomia Online.
Jevtiq tha se për shkak të pandemisë kanë qenë për gjashtë muaj kanë qenë në bllokadë financiare dhe se janë ndërprerë shumë projekte.
“Ky vit ishte specifik dhe jemi ballafaquar në Covid-19 dhe ka ndikuar në punën e ministrisë. Ajo që ka ndikuar është se gjashtë muaj në bllokadë financiarë dhe nuk kemi mundur të punojmë në projektet që kemi planifikuar”.
Më pas ai shtoi se as këtë vit kthimi i të zhvendosurve nuk është i kënaqshëm, duke përmendur pronat e uzurpuara.
“Presim që deri në fund të vitit një hap të madh ta bëjmë në komunën e Shtërpcës dhe tu mundësojmë këtyre njerëzve ta kenë banim”.
Jevtiq ka thënë se sa i përket qendrave kolektive ekzistojnë shumë mangësi, raporton EO.
“Kjo është angazhim i gjithë shoqërisë së përgjithshme sepse hasim në pengesa si institucion dhe nuk mund ti zgjidhim vetë këto çështje. Mirëpo ne si institucion po mundohemi të marrim këto iniciativa”.
Ai tha se në këtë vit janë kthyer 200 familje edhe pse ekziston kërkesa për numër më të madh.
“Ne kemi situatën të komunitetit rom. Këtu kemi kërkuar nga Kuvendi kur flasim për kthimin e komunitetit serb është e mundur që të kthyerit ti integrojmë edhe në arsim që mos të kemi problem për pronat e uzurpuara për siguri dhe konsiderojmë që do ta zgjedhim këtë problem lidhur me ligjin për mbrojtje”.
“Duhet të them që ekziston nevoja se kur bisedojmë për të drejtat e komuniteteve në Kosovë duhet të ketë angazhim dhe puna jonë do të jetë më e lehtë. Ne do ta përfundojmë procesin s ai përket qendrave kolektive në Shtërpcë”.