Wolverhamptoni ia ka vënë çmimin Raul Jimenezit.
Mediumi spanjoll “AS” shkruan se klubi anglez i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.
Klubet e ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për përfaqësuesin meksikan.
Ai po e kalon një sezon të mrekullueshëm në Premierligë.
Interesim për futbollistin kanë shfaqur klubet si Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid.
Por, vështirë se ndonjëri prej këtyre klubeve do të ishte i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për Jimenezin.
Mbi të gjitha, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur “Djajtë e Kuq”.