Sulmuesi meksikan i Wolverhamptonit, Raul Jimenez, i është nënshtruar një operimi, pasi ka marrë frakturë në kafkë mbrëmë pas përplasjes kokë më kokë me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.
Të dy u përplasën pas një korneri të Arsenalit në pjesën e parë të ndeshjes së Premier Leagues.
Jimenezit iu dha oksigjen në fushë, para se të dërgohej në spital ku është operuar.
“Rauli është mirë pas operimit mbrëmë. Ai e ka parë partneren Daniela dhe është duke pushuar. Do të mbetet në mbikëqyrje për disa ditë derisa të rikuperohet”, thuhet në komunikatë të Wolverhamptonit.