Viti i ri shkollor edhe këtë shtator nuk do të nisë me kohë në të gjitha shkollat e Kosovës. Kjo meqë në disa objekte shkollore, të cilat kanë pasur nevojë për renovim, ende nuk kanë përfunduar punimet.
Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë nuk do të mundë të nisin vitin e ri shkollor deri më 17 shtator. Rinovimet brenda objektit të saj kanë nisur në korrik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i kësaj shkolle, Fisnik Thaçi, ka sqaruar se vonesat janë shkaktuar për shkak se punëkryerësi është dashur të marrë disa leje për fillimin e punimeve. Ai ka bërë të ditur se të gjitha orët e humbura do të kompensohen gjatë vitit.
“Edhe ne do të donim që të nisnim me kohë, për shkak se mund ta kemi problem pastaj me realizimin e planprogrameve, por rinovimi i shkollës ka qenë shumë i rëndësishëm”, është shprehur ai.