Ndeshja e madhe e futbollit amerikan Super Bowl kësaj radhe solli artisin Justin Timberlake.
Ai është rikthyer në këtë skenë pas performancës së tij me Janet Jackson në vitin 2004, që u përcoll me një skandal me shfaqjen e gjinjve të Jackson.
Edhe kësaj radhe Timberlake nuk ngeli pa kritika.
Veç zërimit për të cilin shumë shikues thanë që ishte i dobët ai u kritikua edhe per shfaqjen e këngëtarit tashmë të ndjerë Prince, në një ekran të madh.
Disa prej yjeve të Hollywood madje thanë se Timberlake e kishte kritikuar më parë Prince.
Shumë fansa gjithashtu shpresuan që do të shohin një ribashkim të NSYNC, gjë që nuk ndodhi.
Më poshtë mund ta shihni performancën e plotë të tij.