I tha jo Marrëveshjes së Rambujesë, po sot eshte kryeminister i shtetit i cili doli nga ajo marrëveshje.
Tha jo negociata po vetëvendosje, por kur erdhi ne pushtet negocioi pa kushte.
I tha jo Planit të Ahtisaarit, por u betua para kushtetutes së tij.
I tha jo flamurit “lara-lara”, por sot e mban në sako në anën e zemrës.
U tha jo bisedimeve, por tani dite e natë takohet me Vuqiqin e ndermjetesuesit e BE-së e SHBA-së.
U tha jo te gjitha marrëveshjeve, poe sot per pak e filloi Luftën e Tretë Botërore per t’i respektuar ato.
I tha jo pavaresisë, po bashkim me Shqipërinë. Por, sot raportet mes Kosovës e Shqipërisë janë kthyer si në kohën e Titos e Enver Hoxhës.
I tha jo demarkacionit me Malin e Zi, por sot takohet me Gjukanoviqin si me vëlla e nuk i han palla per Çakorr e Kulle.
I tha jo Asociacionit, por sot e pranoi pa kushte qe te themelohet, madje ne vend se ta fitojë njohjen nga Serbia në shkëmbim të Asociacionit, e fitoi “të trashet e Sulos”, sikur thonë motrat e vellezërit në Shqipëri.
Sa gjaku eshte derdhur e sa dhuna është përdorur kundër shtetit për keto rrenë e mashtrime. Tre të rinj e dhanë jetën kot fare. Balaj e Xheladini kundër Planit të Ahtisaarit, ndersa Astrit Dehari kunder demarkacionit e Asociacionit.
Shume te tjere nga ana e protestueseve e policeve mbeten te plagosur. U shkaktuan deme te medha mbi institucione e prona publike e private. U perdoren gazera luftarak, arme te ndryshme deri ne zolla mbi institciine, mbi deputet e minista deri te kreret e shtetit e diplomatet e shteteve mike.
Nese nje dite Kosova behet shtet i lire e demokratik, Kurti me disa banda te tije duhet te ulen ne banken e te akuzuareve e te japin llogari per tere keto deme qe ja shkaktuan Kosoves e qytetareve te saje, te nxitur e te paguar nga Serbia, Rusia e Irani, permes mafiozeve te tipit si Martin Berisha. Akuza eshte e thjeshte per dhune e krime te ndryshme kunder shtetit e qytetareve.
Si pasojë e këtyre rrenave e mashtrimeve, Kosova mbeti e izoluar, ikën me qindra-mijëra qytetarë jashtë vendit, ndërsa varfëria i ka goditë qytetarët si në kohën e Millosheviqit.