Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Anësori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka gjetur marrëveshje me klubin për vazhdimin e saj.
Vazquez është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë dhe disa skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.
Gjiganti gjerman Bayern Munich ka fillur bisedimet me agjentin e lojtarit, por në garë janë edhe katër skuadra tjera të mëdha.
Manchester United dhe Chelsea gjithashtu e duan transferimin e tij në elitën e futbollit anglez.
Ndërkohë në Serie A, Vazquez ka ngjallur interesimin e Milanit dhe Romës.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.