Diego Costa ka vendosur të largohet përfundimisht nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi spanjoll është në bisedime me gjigantin italian Roma për një transferim në Olimpico.
Por gara për t’i fituar shërbimet e sulmuesit spanjoll është shtuar, pasi janë edhe tri skuadra të tjera që duan shërbimet e tij.
E përditshmja spanjolle AS ka zbuluar të gjitha skuadrat që kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.
Përveç Romës në Serie A, spanjolli është duke u kërkuar edhe nga Napoli që pritet të mbetet pa sulmuesin polak Milik.
Ndërkohë një opsion shumë interesant për Costan është edhe rikthimi në vendlindje tek kampioni në fuqi i Brazilit, Flamengo.
Opsion interesant dhe më fitimprurës për sulmuesin është edhe transferimi në kampionatin e Katarit, ku po kërkohet nga Al Rayyan, skuadër e cila mund t’i ofrojë deri në 10 milionë euro pagë vjetore.
31-vjeçari ka kontratë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2021, ndërsa Los Colchoneros duan 30 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.