Një tërmet ka goditur Italinë, ndërsa i gjithë vendi është në karanatinë për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, një tërmet prej 2.9 ka goditur bregdetin pranë Pizës këtë pasdite.
Raportohet se epiqendra e tërmetit gjendet afër Massa të Toscanës, ndërsa nuk ka shkaktuar dëme.
Tërmeti vjen pasi i gjithë vendi është izoluar, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Kujtojmë se deri më tani 7,985 raste janë konfirmuar nga virusi në Itali, kurse 463 persona kanë ndërruar jetë.
Italia është vendi me më shumë të prekur në Evropë, ku edhe filloi shpërthimi në rajonet veriore.