Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix, pritet të mungojë ndaj Vilalrealit në kaudër të xhiros së 25-të të La Liga.
Joao Felix është duke pasur vështirësi në formën e tij që nga rezultimi pozitiv me COVID-19 në muajt e fundit.
21 vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 14 paraqitje në La Liga dhe dështoi të jetë protagonist në ndeshjen ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Tani, sipas “Diario AS”, thuhet se portugezi nuk do të udhëtojë për ndeshjen në La Liga ndaj Villarreal pasi sipas artikullit nuk ishte prezent gjatë seancës stërvitore të së premtes në mëngjes.
Felix ende nuk ka gjetur formën optimale që nga transferimi i tij për shifrën 126 milionë euro në vitin 2019.
Sipas artikullit, Simeone po mendon të pushojë Felix në ndeshjen ndaj Villarealit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Chelsean në Ligën e Kampionëve.