Joe Biden ngatërrohet përsëri, thotë se djali i tij Beau kishte vdekur në Irak

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Beau Biden, djali i të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vdekur nga një tumor në tru. Por, njëjtë nuk mendon babai i tij, Presidenti, Joe Biden.

Gjatë një fjalimi të djeshëm në Kolorado, teksa po fliste për rolin që Kampi Hale kishte për një stërvitje të famshme që u realizua në prag të Luftës së Dytë Botërore, Biden e ka kujtuar djalin e tij për të cilin ka thënë se jetë kishte ndërruar në Irak.

“Ushtarët amerikanë të Divizionit të 10-të Malor u ngjitën në atë shkëmb natën, i befasuan gjermanët, zunë pozicione kyçe dhe depërtuan vijën e mbrojtjes gjermane në një pikë vendimtare të luftës”, tha presidenti përpara se të niste rrëfimin e vdekjes së djalit të tij.

“Vetëm imagjinoni, e them sinqerisht, e them këtë si babai i një njeriu që fitoi ‘Yllin e Bronztë’, një medalje shumë e rëndësishme për shërbimin dhe humbi jetën në Irak. Imagjinoni guximin dhe sakrificën e vërtetë”, tha Biden.

Kjo vijon të jetë vetëm ngjarja e radhës me protagonist, Joe Biden. Muajin që shkoi, Biden teksa po drejtonte një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, ai i kishte bërë thirrje një anëtari të Kongresit, i cili nuk jeton më.

Duke dashur të falënderojë organizatorët e konferencës, ai filloi të pyeste “Jackie, a je atje? Ku është Jackie?”, me sa duket duke harruar se personi në fjalë kishte ndërruar jetë.

Përndryshe, djali i Presidentit amerikan, Beau Biden kishte qëndruar në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999, duke kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendas për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ish-prokurori i përgjithshëm vdiq në vitin 2015 nga kanceri në moshën 46-vjeçare, pas luftës me tumorin e trurit.

Të ngjashme