Joe Biden shkruan një mesazh prekës në shtëpinë ku është rritur

| 03 Nën 2020 | 19:08 | Nga

Kandidati presidencial nga radhët e Demokratëve në SHBA, Joe Biden, ka mbishkruar në murin e shtëpisë ku është rritur “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e Zotit”.

Fotografia është publikuar në rrjetet sociale, teksa është shoqëruar me shpjegimin se kjo shtëpi gjendet në Scranton, shkruan Gazeta Express.

Biden ka mbishkruar edhe datën e zgjedhjeve presidenciale për këtë vit.

Kandidati tjetër për president të SHBA’ve nga radhët e Republikanëve është presidenti aktual, Donald Trump. 

Të ngjashme