Joe Bideni pritet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Teksas

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë gjendje e jashtëzakonshme në Teksas dhe të qartësojë rrugën për shpenzim të më shumë fondeve federale në përpjekjet për ndihmë.

Energjia elektrike po rikthehet dalëngadalë në këtë shtet derisa edhe temperaturat kanë filluar të rriten, por rreth 13 milionë njerëz janë duke u përballur ende me vështirësi në sigurimin e ujit të pastër.

Presidenti Biden ka theksuar se do ta vizitojë Teksasin nëse prezenca e tij nuk është barrë në përpjeket për të ndihmuar zonën e prekur nga stuhia dimërore, shkruan BBC.

Deri më tani janë evidentuar 60 vdekje si pasojë e stuhisë së madhe në të gjithë territorin e SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme