Joe Jonas dhe Sophie Turner, janë martuar sërish, këtë herë në Francë.
Këngëtari 29 vjeçar dhe aktorja 23 vjeçare, u martuan me një ceremoni private në mbajtur në Chateau le Martinet, të shtunën në Sarrians, Francë, transmeton Klan Kosova.
Para ceremonisë, e cila përfshinte lule të bardha dhe qirinj kudo, Sophie ishte duke pirë shampanjë me miket e saj, tha një burim për E!News.
Disa nga të pranishmit përfshinin Nick Jonash dhe Priyanka Chopra, Kevin Jonas dhe Danielle Jonas, Ëilmer Valderrama dhe Armanda Pacheco, Ashley Graham dhe burrin Justin Ervin, dhe më shumë.
Të sapomartuarit ishin të veshur me rroba të kuqe ndërkaq mysafirët me të badha.
Joe dhe Sophie u martuan fillimisht në Las Vegas më 1 maj.