John C. Boyd pas shpalljes “Qytetar Nderi” në Deçan: Më nderuat mua dhe familjen time

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Gjenerali amerikan John C. Boyd, i cili u shpall “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Deçanit, ka thënë se kjo dekoratë e ka nderuar atë dhe familjen e tij.

Derisa ka falënderuar të pranishmit në sallë, gjenerali Boyd ka përmendur edhe bashkëpunimet e KFOR-it me institucionet e Kosovës duke i cilësuar si shumë të suksesshme, sidomos në fushën e zjarrfikësve.

“Faleminderit për këtë nderim të madh, unë jam shumë falënderues dhe i përulur për këtë gjë. Jam shumë falënderues për këtë mundësi që mu dha”.

“Kjo tregon miqësinë tonë e cila do të zgjasë gjatë gjithë jetës. Zoti Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, e çmoj shumë fokusimin tuaj në zhvillimin ekonomik sepse aty është e ardhmja e këtij vendi”.

“Shembulli i mirë i KFOR-it ka qenë së fundmi me brigadën e zjarrfikësve. Kjo brigadë ka qenë shumë e suksesshme në luftimin e zjarrit”.

“Pilotët janë shumë të lumtur sepse e kanë marrë një lloj trajnimi, por edhe për qytetarët ka qenë shumë e rëndësishme që të ndalohet zjarri para se të përhapet në zonat e tjera”.

“Ky ishte një shembull i përkryer se si KFOR-i dhe institucionet e vendit mund të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera”.

“Faleminderit shumë gjithsecilit nga ju. Keni bërë një nder të madh për mua dhe familjen time dhe unë do të jem mirënjohës gjatë tërë jetës sime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme