Ishte ‘dita më e keqe ndonjëherë’ për John Cena pasi njoftoi ndarjen e tij nga e fejuara, Nikki Bella, transmeton Klan Kosova.
Pas njoftimit të lajmit në natën e së dielës, 40-vjeçari shfrytëzoi Instagramin për të postuar një fotografi të një karakteri nga The Simpsons, me mesazhin “Dita më e keqe ndonjëherë”.
Pastaj, të hënën, John bëri edhe një postim për fansat e tij në Twitter.
“Vështirësia, humbja dhe përulësia janë ujëra tejet të vështira për lundruar, por këmbëngulja nëpërmjet tyre krijon një forcë për të përballuar jetën dhe çdo gjë tjetër”, tha ai.