John Legend për R Kelly: U shkaktoi dhimbje kaq shumë njerëzve, nuk mbroj një përdhunues fëmijësh

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

John Legend është ylli i vetëm që u shfaq në dokumentarin Surviving R Kelly.

Të enjten u publikua seria e parë e dokumentarit që flet për jetën e këngëtarit R Kelly, i cili akuzohet për përdhunimin e grave dhe vajzave të reja.

Ndërsa ishin intervistuar dhjetra shokë të tij, anëtarë të familjed dhe kolegë të këngëtarit, vetëm John Legen foli keq për të.

“R. Kelly i shkaktoi dhimbje kaq shumë njerëzve,”-tha John në një intervistën. “Është koha për Kellyn.”

Producentja e dokumentarit pretendoi se yjet e mëdhenj Jay-Z, Lady Gaga, Dave Chappelle, Celine Dion, Erykah Badu, Mary J. Blige, Lil Kim dhe Questlove refuzuan të merrnin pjesë.

“Kur bëhet fjala për njerëz të famshëm që bashkëpunuan me R Kellyn, ishte jashtëzakonisht e vështirë që të pranonin,”-tha Dream Hampton, duke vënë në dukje se Gaga, Badu, Dion, Jay-Z dhe Chappelle kishin qenë kritike e tij në të kaluarën.

“Kjo e bën John Legend më shumë se një hero për mua,”-shtoi ajo.

Ndërsa John Legen shkruajti në Twitter: “Për të gjithë ata që më thonë se isha shumë i guximshëm që u shfaqa në dokumentar, dua të them se nuk ndjeva rrezik. Unë i besoj gjithë ato gra dhe nuk më intereson mbrojtja e në përdhunuesi serial të fëmijëve. Vendim i lehtë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme