Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard. Juria e mori vendimin të mërkurën, pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Ata kishin 42 pyetje për t’u marrë parasysh në çështjen nëse Amber kishte shpifur për Johnnyn në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin.

Juria duhej të vendoste për të dy paditë, nga Johnny Depp dhe nga Amber Heard.

Aktori e paditi ish-bashkëshorten e tij duke kërkuar dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, ndërsa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh. Secili prej tyre pretendonte se tjetri ka shpifur.

Juria duhej të përqendrohej jo vetëm nëse kishte abuzim, por edhe nëse publikimi i Heard mund të konsiderohej ligjërisht shpifëse.

Vetë artikulli fokusohet kryesisht në çështjet e politikave të dhunës në familje, por avokati i Depp tregon dy pasazhe në artikull, si dhe një titull në internet që ata thonë se ka shpifur për aktorin.

Në pasazhin e parë, Heard shkruan se “dy vjet më parë, u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje dhe ndjeva forcën e plotë të zemërimit të kulturës sonë”. Avokatët e Depp e quajnë atë një referencë të qartë për klientin e tyre duke pasur parasysh se Amber e kishte akzuuar publikisht Johnnyn për dhunë në familje në vitin 2016 – dy vjet para se ajo ta shkruante artikullin.

Në një pasazh të dytë ajo shprehet: “Kam pasur një pikë të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim”. Titulli në internet është “Amber Heard: Unë fola kundër dhunës seksuale – dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë”.

“Ajo nuk e përmendi emrin e tij, por të gjithë e dinin saktësisht se për kë dhe për çfarë po fliste zonja Heard”, thotë ekipi i Depp.

Avokatët e Heard thanë se aktorja nuk mund të mbahet përgjegjëse për titullin, sepse ajo nuk e ka shkruar atë dhe se dy pasazhet në artikull nuk kanë të bëjnë me akuzat për abuzim, por se si jeta e Amber ndryshoi pasi ajo i bëri ato.

Rottenborn u tha juristëve se edhe nëse ata priren të besojnë pretendimin e Depp se ai kurrë nuk ka abuzuar me Heard, ai përsëri nuk mund ta fitojë çështjen e tij, sepse Heard ka të drejtën e Amendamentit të Parë për të peshuar mbi çështjet e debatit publik.

Johnny Depp ka qëndruar në Britani të Madhe dhe nuk ka qenë pjesëmarrës në leximin e aktgjykimit.

Të ngjashme