Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, rreth invazionit të Rusisë në Ukrainë.
Siç shkruan BBC, është e kuptueshme që Johnson ka thënë se presioni duhet të jetë në presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i tërhequr trupat nga Ukraina, transmeton Klankosova.tv.
Kjo bisedë e Johnson me Xi vjen një javë pas bisedës që Biden e ka pasur me homologun e tij kinez.
Gjatë bisedës, Biden ia ka përshkruar Xi-së “pasojat dhe implikimet në qoftë se Kina i ofron mbështetje materiale Rusisë”.