Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar falje pasi që ka pranuar se ishte pjesëmarrës në një aheng në një park në “Downing Street” gjatë izolimit të parë kombëtar të Anglisë.
Duke pranuar pjesëmarrjen e tij më 20 maj 2020, ai është shprehur se “kam mësuar mjaftueshëm sa për të ditur se ka gjëra që ne thjeshtë nuk i kuptojmë si duhet”.
Johnson ka pranuar se ka qenë pjesë e ahengut “në park pas orës 18:00 për të falënderuar grupin e stafit” para se të kthehej në zyrë 25 minuta pas.
“Kam besuar në mënyrë implicite se ky ishte një takim pune”.
Duke pranuar “tërbimin” e publikut për incidentin, kryeministri vazhdoi: “Me një vështrim pas, do të duhej që t’i dërgoja të gjitha brenda. Do të duhej të gjeja një mënyrë tjetër për t’i falënderuar ata”.