Johnson thotë se marrëdhëniet Britani dhe Francë kanë “turbulenca”

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Britanisë së Madhe,Boris Johnson, ka pranuar se ka “turbulenca” në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Francën, derisa mosmarrëveshja për të drejtat e peshkimit është duke u përshkallëzuar.

Pasi dhjetëra anijeve franceze iu mohuan licencat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe në Jersey, atëherë Franca kërcënoi se do t’i bllokonte portet për anijet britanike.

Por Johnson i tha BBC-së se gjërat që bashkonin Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën ishin më të rëndësishme se ndarjet që po ndodhin mes tyre.

Presidenti francez tha se mosmarrëveshja ishte një provë e besueshmërisë globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Franca ka thënë se do të marrë kundër Britanisë së Madhe nëse mosmarrëveshja për licencat e peshkimit nuk zgjidhet deri të martën.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë gjërat që kanë rëndësi për të dy shtetet dhe do të sigurohemi që të punojmë së bashku për të trajtuar çështjet e mëdha me të cilat përballet bota”,ka thënë Johnson.

Ai tha se “ka disa turbulenca në marrëdhënie”, duke iu referuar një letre në të cilën kryeministri francez Jean Castex tha se BE-ja duhet të demonstrojë në këtë mosmarrëveshje se kishte “më shumë dëme Britanie e Madhe me daljen nga BE-ja sesa qëndrimin atje”.

Të ngjashme