Presidenti Trump ëshë i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Zërin e Amerikës, senatori republikan Ron Johnson, kryesues i Komitetit për Evropë në Senatin amerikan.
Ai theksoi se ShBA-ja është aty për t’i mbështetur të dy liderët të gjejnë zgjidhje. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi, duhet të jenë të sigurt se kjo administratë, Senati dhe Kongresi janë të interesuar të ndihmojë për të ardhur deri te marrëveshja, tha senatori republikan Ron Johnson.
“Dëshirojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, që të inkurajomë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët e lartë të Kosovës, të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjeçar dhe të arrijnë një marrëveshje, e cila do të mundësonte stabilitetin afatgjatë në Ballkan”, thotë fillimisht për ‘Zërin e Amerikës’, senatori amerikan Ron Xhonson.
Ai ka theksuar se “ShBA-ja shpreson që të të dy liderët, do të vazhdojnë me kërkimin e zgjidhjes. Amerika është aty për t’i mbështetur dhe për tu dhënë hapësirë, që të gjejnë zgjidhje. Marrëveshja duhet të arrihet mes dy qeverive pa imponimin e askujt”, ka shtuar senatori Johnson, tek sa ka theksuar se tre herë brenda këtij viti ka udhëtuar në Ballkan me inkurajimin e Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Michaell.
“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi, duhet të jenë të sigurt se kjo adminitratë, Senati dhe Kongresi i Shteteve të Bashkura, janë të interesuar të ndihmojë për të ardhur deri te marrëveshja. Presidenti Trump ka qëndrime dhe pikëpamje pak më ndryshe për zgjidhjen e disa problemeve. Ai mendon jashtë kornizave të zakonshme. Por të gjithë e shohim dhe jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është Ballkani dhe sa i rëndësishëm stabiliteti atje”, ka nënvizuar për “Zërin e Amerikës”, senatori republikan Ron Johnson, kryesues i Komiteti për Evropë në Senatin amerikan.