Kompania amerikane Johnson&Johnson ka aplikuar për leje për të përdorur vaksinën e saj kundër koronavirusit (COVID-19) në Japoni.
Kërkesa u paraqit në Ministrinë japoneze të Shëndetësisë nga kompania “Janssen Pharmaceutical”, e cila do të drejtojë procesin e shpërndarjes së vaksinave Johnson&Johnson në Japoni.
Sekretari i parë i kabinetit qeveritar japonez, Kato Katsunobu tha se procesi i dhënies së lejes për përdorimin e vaksinave Johnson&Johnson duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që imunizimi të pasurohet me një ofertë të re në treg.
Johnson&Johnson ende nuk ka negociuar me qeverinë japoneze, kështu që edhe nëse vaksina e parë lëshohet shpejt, vaksina e parë e kompanisë mund të mbërrijë në Japoni vitin e ardhshëm.
Autoritetet japoneze miratuan përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech në shkurt ndërsa përdorimi i vaksinave Moderna dhe AstraZeneca u miratua javën e kaluar.
Qeveria japoneze deri më tani ka porositur 194 milionë doza të vaksinës Pfizer, 120 milionë doza të AstraZeneca-s dhe 50 milionë doza të kompanisë Moderna.