Johnson&Johnson kërkon nga FDA-ja të autorizojë dozat përforcuese kundër Covid-19

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Johnson & Johnson tha  se i ka kërkuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave të autorizojë dozat përforcuese për vaksinën e saj kundër koronavirusit, por e ka lënë në dorë të FDA dhe Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të vendosin se kush duhet të marrë pwrforcuesit.

“Ne po i përshkruajmë të dhënat”, tha Dr Mathai Mammen, kreu i kërkimit dhe zhvillimit global për krahun e vaksinës së J & J, Janssen, për CNN.

“Procesi nuk është se ne kërkuam një interval shumë specifik – ne po u sigurojmë atyre të dhëna dhe do t’i prezantojmë komitetit. Ata do t’i marrin parasysh të gjitha këto kur të vendosin përfundimisht për një interval të përshtatshëm. ”

Komiteti Këshillimor i FDA-së për Vaksinën dhe Produktet Biologjike të Përafërta është planifikuar të mblidhet në 14 dhe 15 tetor për të shqyrtuar kërkesat nga Moderna dhe Johnson & Johnson për dozat përforcuese për vaksinat e tyre ndaj COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme